ALOE VERA NË PEDIATRI

  • Multivitamin kidsSipas hulumtimeve të Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH), gjendja shëndetësore e popullatës varet nga:
  •     predispozitat gjenetike (27%),
  •     mënyra e të jetuarit (43%),
  •     gjendja e ambientit (19%) dhe
  •     shëndetësia (11%).

Mundësitë e ndikimit në veçoritë gjenetike tani për tani janë shumë të kufizuara, ndërsa shëndetësia nuk mund të merr detyra të cilat do të mund të ndikonin dukshëm në gjendjen shëndetësore të popullatës.

Ndryshimi i mënyrës së të jetuarit, aktiviteti fizik si dhe ndryshimi i shprehive ushqimore janë faktorët kryesor. Këta faktorë janë shumë më të rëndësishëm tek fëmijët se sa tek të rriturit.

Puna edukative, shembujt e mirë të treguar nga ana e prindërve, mësuesve dhe mjekëve pediatër, arsimimi dhe mjekimi së bashku e bëjnë suksesin. Makro dhe mikro ndikimet e dëmshme të ambientit paraqesin rrezik më të madh për fëmijët se sa për të rriturit. Kjo mund të spjegohet me zhvillimin më të ulët të sistemit imunitar tek fëmijët.

Ndikimin e ambientit në shpërndarjen e sëmundjeve dhe mjekimin e sëmundjeve të zhvilluara në këtë mënyrë e studion një degë e re e shkencës së mjekësisë e quajtur mjekësia e ambientit.

Sipas shënimeve të OBSH-së aktualisht në treg gjenden rreth 100.000 kemikalie, ndërsa ky numër çdo vit sa vjen e shtohet për rreth një deri në dy mijë. Sipas disa parashikimeve jemi të rrethuar me afro 4 milion materie të dëmshme,

Një të rritur mund ta trajtojmë lehtësisht sikur një fëmijë, mirëpo, nëse e bëjmë të kundërtën, kjo do të jetë katastrofale.

Paleta e gjerë e shtesave të ushqimit të kompanisë Forever Living Products kanë sjellur ndryshime cilësore. Veprimi pozitiv i përbërësve natyror të bimës së Aloe Verës në jetën tonë i tejkalon dukshëm produktet multi-vitaminoze të bazuara në receta konvencionale.

Efikasitetin e bimës në ngritjen e imunitetit nuk duhet kërkuar në pjesët e veçanta të saj, por në elementet e përbëra të cilat kanë vlerë të madhe ushqyese dhe veti të veçanta energjetike.

Raporti i duhur i materieve në bimën e Aloe Verës e mundëson absorbimin e mirë në lukth dhe në zorrë duke e mundësuar në këtë mënyrë shfrytëzimin e plotë në organizëm. Shfrytëzimi i materieve efikase të Aloe Verës si nga brenda ashtu edhe nga jashtë e mundëson një spektër kompleks të veprimit.

Edhe produktet tjera të FLP-së janë të përbëra nga ekstraktet bimore natyrore, përkatësisht mineralet nga detërat e pa ndotura ende nga veprimi i civilizimit.

Produktet e FLP-së shërbejnë në radhë të parë për parandalimin e sëmundjeve, por shfrytëzohen edhe tek sëmundjet e ndodhura për ngritjen e imunitetit. Me përdorimin e këtyre produkteve mund të marrim përgjigje në pyetjen se si ta shërojmë organizmin në mënyrë natyrore.

Në bazë të përvojës së gjatë të mjekëve pediatër, mund të thuhet që në shërimin e sëmundjeve përveç preparateve të zakonshme farmaceutike, shumë të rëndësishme janë edhe preparatet e terapisë alternative të bazuara në materie natyrore.

Tek rastet e fëmijëve në zhvillim, parandalimi luan rol shumë më të madh se sa tek të rriturit. Mirëpo, për shkak të ofertës së madhe, prindërit me vështirësi mund të përzgjedhin në spektrin e madh të preparateve në treg. Si këshillë, ata duhet të përdorin preparate të cilat janë krijuar në bazë të ekstrakteve për përtypje të cilat përmbajnë materie ushqyese me origjinë bimore.

Qëllimi i parandalimit të sëmundjeve është forcimi i sistemit imunologjik të organizmit. Në bazë të përvojës së gjatë në aplikim e Aloe Verës, mund të thuhet se fëmijët, të cilët më herët kanë qenë të sëmurë shumë shpesh nga bronkiti i rrugëve të poshtme dhe të epërme të frymëmarrjes, kur kanë përdorë rregullisht Aloe Vera Gel apo Aloe Vera Nectar janë sëmur shumë më rrallë, e nëse megjithatë ka ndodhur, sëmundja ka qenë me intensitet shumë më të ulët.

Në fund, mos të harrojmë që lëkura, organet e frymëmarrjes, lukthi dhe zorrët janë pjesë e sistemit imunologjik, përmes së cilave vijmë në kontakt me kemikaliet e ambientit të jashtëm. Për këtë arsye, është me rëndësi të madhe e veçanërisht tek fëmijët në moshën e pubertetit të mirëmbahet ky sistem mbrojtës në gjendje sa më të mirë.

Produktet e FLP-së u rekomandohen të gjithë atyre të cilët dëshirojnë të njihen më mirë me funksionimin e organizmit, atyre të cilët kanë vuajtur për shkak të dëmeve të shkaktuara nga efektet e “civilizimit” dhe të sëmurëve të cilëve mjekësia klasike nuk u ka sjellë shërim të plotë apo vuajnë edhe më tutje për shkak të efekteve anësore të cilat ua ka shkaktuar terapia e caktuar.

Në fund, do t’ua preferonim këto produkte mjekëve të cilët mjekojnë me preparate natyrore dhe të cilët ia kanë përkushtuar jetën e tyre ruajtjes së shëndetit të njerëzve.

Produktet e kompanisë Forever Living të cilat përdoren në pediatri:

  • Aloe Vera Gel
  • Aloe Berry Nectar
  • Aloe First
  • Aloe activator
  • Nature – Min
  • Royal Jelly – qumësht blete
  • Kids multi-vitaminat
  • Pasta për dhëmbë pa fluor

Kujdesi i lëkurës

  • ­Aloe Sunscreen Spray SPF 30
  • Aloe  Vera Gelly
  • Aloe Propolis Creme
  • Aloe Moisturizing Lotion
  • Sapuni i lëngët
admin

admin

View all articles by me
I'm on social media

No Comments

No comments yet

You can be first to leave a comment

Write a comment

info_outline

Your data will be safe!

Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person.

Transporti falas

Për blerjet mbi €100

Mbështetja profesionale

Mbështetje e ekipit profesional

Fitimi shtesë

15-48% për rekomandimet e produkteve

Promocione

Zbritje promocionale

Shqip Shqip English English