Produktet Aloe Vera në Gjinekologji

Aloe Vera u GinekologijiProduktet Aloe Vera në gjinekologji. Rekomandimet e mjekëve. Pjesa e brendshme tulore e kësaj bime subtropike shërben si rezervuar i ujit dhe i ngjanë shumë xhelatinës.

Aloe vera ka strukturë unike biokimike: përmban sasi të balancuara jashtëzakonisht mirë të vitaminave, mineraleve (në veçanti zinkut), polisaharideve dhe enzimeve.

Përmban më se 250 përbërës bioaktiv dhe 20 aminoacide bazike.

Vet përbërësit janë shumë të thjeshtë, mirëpo mënyra se si aloe vera i bashkon këta përbërës është unike.

Shkencëtarët kanë ardhur deri tek përfundimi që këta përbërës plotësohen mes veti në mënyrë sinergjike dhe kështu i përforcojnë efektet e dobishme të aloe verës në organizmin e njeriut.

Aloe vera është njëra nga bimët më të dobishme në planetin tonë: është vërtetuar që përpos efekteve shumë pozitive në lëkurë, përmban edhe përbërës të cilët ndihmojnë pastrimin e organizmit, por edhe rregullimin dhe harmonizimin optimal të mekanizmave natyror imunologjik me të cilët organizmi ynë mbrohet nga sëmundjet.

Lirisht mund të thuhet se asnjë bimë tjetër nuk ka efekte kaq të numërta shëndetësore.

Ekspertët thonë se kjo është barnatore e vërtetë në një bimë!

VEPRIMET E LEVERDISHME TË ALOE VERËS NË ORGANIZMIN TONË

– depërton në shtresat më të thella të indeve,

– përshpejton mbylljen e plagëve, djegieve,

– rregullon metabolizmin,

– normalizon funksionet psiqike,

– pastron dhe forcon enët e gjakut,

– rregullon nivelin e sheqerit në gjak,

– rinon dhe forcon organizmin,

– vepron kundër bakterieve, virusëve, sporeve dhe kërpudhave,

– stimulon zhvillimin e qelizave të reja,

– eliminon materiet toksike,

– ka veprim imunostimulues

– zvogëlon inflamacionet në lëkurë dhe në trup

– parandalon rrallimin e eshtrave dhe sklerozën

– ndihmon tek problemet me alergjitë, sistemin tretës, sytë, veshët, lëkurën, mëlqinë, veshkët, idhzën, fshikëzën, prostatën, hormonet, mitrën

U rekomandohet shtatzënave dhe fëmijëve

Aloe Vera produktet – Në vazhdim shikoni produktet të cilat rekomandohen në fushën e gjinekologjisë!

Xheli i pastër i Aloe Verës 

Aloe Vera u GinekologijiShifra e produktit: 015, sasia 1000 ml

Produkti bazik i kompanisë Forever Living Products, e cila na e ofron lëngun e mrekullueshëm të Aloe Vera Barbadensis Miller në gjendjen e saj burimore.

Shekuj me radhë Aloe Vera ndihmon ruajtjen e shëndetit, parandalimin e vështirësive shëndetësore dhe zbutjen e tyre.

Ky lëng antitoksik, me materiet e veta natyrore ushqyese përmirëson mangësitë e shfaqura në organizëm, rregullon sistemin e imunitetit, normalizon sistemin tretës, ndihmon në rimëkëmbjen e shëndetit të përkeqësuar dhe poashtu ndihmon në procesin e këmbimit të materieve në organizëm.

Funksioni më i rëndësishëm i Aloe Verës është aktivizimi i aftësisë së organizmit për vetëshërim.

• rritë rezistencën e organizmit me çka parandalon zhvillimin e sëmundjeve e në veçanti sëmundjeve të sistemit të imunitetit,

• liron organizmin nga toksinet (helmet), alkooli, narkotikët, radikalet e lira,

• vepron kundër inflamacioneve në organizëm siç janë: bronkiti, ndezja e mushkërive, astma, ndezja e pleurës, qetëson kollitjen, inflamacionet e traktit gastrointestinal (djegësimi në abdomen, çrregullimi i tretjes, ulqera në lukth dhe në zorrën dymbëdhjetëgishtore, diareja, hemoroidet) inflamacionet e traktit urinar (gurët në veshkë, ndezja e fshikëzës dhe e kanalave urinare)

• shkatërron viruset, bakteriet, kërpudhat (veçanërisht tek Candida albicans) dhe larvat

• ka veti të tërheqjes së mukozës dhe të lëkurës së lënduar

• zvogëlon dhembjet, përmirëson gjendjen psiqike

• rregullon jashtëqitjen, zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak

Aloe Berry Nectar

034_AloeBerryNectar_large_v2Shifra e artikullit: 034,  sasia: 1000 ml

Ky lëng nga Aloe Vera ka shije shumë të mirë dhe përmban të gjitha materiet ushqyese karakteristike për xhelin e Aloe Verës, ndërsa është fisnikëruar me shtimin e boronicës së kuqe dhe të  mollës.

Boronica e kuqe është e pasur me vitaminë C, e njëkohësisht është shumë efikase për pastrimin e rrugëve urinare. Lëngu i mollës përmban vitaminat A, C si edhe kalium.

U rekomandohet në veçanti personave të cilët kanë vështirësi me urinim, të sëmurëve me grip si edhe të gjithë personave fizikisht më të dobët. Fëmijët e konsumojnë me ëndje.

Përdorimi: Përdoret tek astma dhe alergjitë, sëmundjet e rrugëve urinare, anemia dhe pagjakësia, sëmundjet e veshkëve dhe të prostatës, sëmundjet gjinekologjike, kimioterapia dhe rrezatimi, epilepsia, rimëkëmbja pas sëmundjes etj.

Aloe Bits N’ Peaches

4609091385Shifra e artikullit: 077,  sasia: 1000 ml

Në veprimin mjekësor nuk dallon nga xheli Aloe Vera dhe Berry Nectar.

Dallimi është vetëm në shije. Në këtë produkt, copëzat ushqyese të xhelit të Aloe Verës janë kombinuar me frutat e pjeshkëve të pjekura në diell.

Këtij kokteji vitaminoz i shtohet edhe karrotenoida, e cila është e nevojshme për mirëmbajtjen e sistemit imunologjik.

Në veçanti është efikas tek parandalimi i kapsllëkut, Fëmijët e konsumojnë me ëndje për shkak të shijes fantastike.

Forever Lycium Plus

forever lycium plusShifra e artikullit: 072,  sasia: 100 tableta

Banorët e Azisë me mija vjet e kanë përdorur frytin e lyciumit dhe të rrënjës së ëmbël për mirëmbajtjen e shëndetit.

Duke u bazuar në këtë traditë, kompania Forever Living Products i ka kombinuar këto dy bimë mjekuese në një produkt.

Këto dy bimë janë pa dyshim bimët me historinë më të gjatë dhe me dokumentacionin më të pasur. Historia e tyre daton me mija vjet mbrapa, veçanërisht në Azi, ku këto dy bimë mjekët i rekomandojnë për mjekimin e shumë sëmundjeve.

LYCIUM BARBARUM është bimë me traditë të gjatë e cila e dëshmon efikasitetin e saj ndërsa përdoret kundër plakjes, për forcimin e organizmit, përmirësimin e të pamurit, bukurinë e lëkurës…

Për këto qëllime Kinezët e përdorin tash e disa mija vjet.

E kanë përdorur me sukses në trajtimin e djegieve, ulqerave, mërdhierjeve. Pastron gjakun, regjeneron qelizat e organizmit në drejtimin nga brenda jashtë, “meremeton” dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira.

Në kohërat moderne përdoret edhe për eliminimin e efekteve negative anësore tek kimioterapia dhe radioterapia.

LICORIS (rrënja e ëmbël kineze) është bimë mjekuese e cila rekomandohej më së shpeshti në Kinë, ndërsa sot është njëra ndër bimët më të kërkuara mjekuese. Në disa dekada të fundit në lidhje me këtë bimë janë botuar më shumë se njëqind punime shkencore.

Është konstatuar se rrënja e ëmbël kineze përmban më shumë se 150 bashkëdyzime kimike roli i të cilave është ruajtja e gjendjes optimale shëndetësore.

Aplikimi: Tek të gjitha tumoret dhe karcinomet, miomet dhe cistat, inflamacionet e veshkëve, mëlqisë, prostatës; pastaj tek leukemia, helmimet me barna dhe me narkotik, në gjinekologji, tek varshmëria nga alkooli, për forcimin e organizmit, tek djegiet e mërdhierjet etj.

Rigjeneron indet nga brenda, përmirëson të pamurit, ngadalëson procesin e plakjes dhe parandalon efektet anësore negative tek kimioterapia dhe rrezatimi.

Forever Multi Maca

forever-multimacaShifra e artikullit: 215,  sasia: 60 tableta

Forever Multi-Maca është kombinim i bimës legjendare Peruane Maca me bimët e fuqishme mjekuese dhe përbërës të tjerë të përzgjedhur me kujdes, në ç’mënyrë është prodhuar njëri nga produktet më të mira të kësaj natyre.

Maca është bimë e respektuar në Peru tash e më se 2000 vjet. Sipas legjendës, luftëtarët nga fisi Inka e konsumonin bimën Maca para shkuarjes në beteja për të fituar fuqi dhe qëndrueshmëri.

Sundimtarër spanjoll e quanin “bimë fisnore e seksit”. Eksploruesit modern sugjerojnë që Maca e ngritë nivelin e libidos, potencës seksuale dhe të energjisë.

Edhe gratë në Amerikën Jugore mija vite me radhë e kanë konsumuar Maca-n për rritjen e qëndrueshmërisë dhe rezistencës, për parandalimin e lëndimeve dhe për zvogëlimin e stresit.

Gratë peruane fillonin marrjen e Maca-s qysh në vitin e tretë të jetës me qëllim të rritjes së nivelit të fuqisë, pjellorisë (fertilitetit), produktivitetit dhe qëndrueshmërisë përgjatë tërë jetës së tyre.

Bima Maca mund ta rrisë nivelin e libidos tek gratë mirëpo, për arritjen e rezultateve më të mira duhet të merret për çdo ditë.

Përmban 60% karbohidrate, 10% proteina, 8,5 % fibra dhe 2.2% lipide. 

Bima Maca e stimulon funksionin seksual për shkak të koncentrimit të madh të proteinave dhe materieve ushqyese.

Shumë proteina në bimën Maca janë në formë të aminoacideve të cilat janë të nevojshme për shumë funksione të organizmit, duke përfshirë këtu edhe funksionin seksual dhe të plleshmërisë.

Këto proteina janë të rëndësishme për prodhimin e materieve të cilat i dërgojnë sinjalet në sistemin nervor dhe e luajnë rolin kryesor në procesin e eksitimit seksual dhe të fuqisë fizike gjatë seksit.

Aminoacidet kryesore të cilat nevojiten në këtë proces përfshinë: phenylaninet, tyrosinet dhe histidinet – që të tria të gjetura në bimën Maca.

Maca përmban aminoacidin (arginine), e cila sipas të gjitha gjasave luan rolin kryesor në plleshmërinë tek meshkujt.

 

Forever Active Probiotic

Forever-Active-ProbioticShifra e artikullit: 222,  sasia: 30 tableta

Florën e zorrëve e dëmtojnë ushqimi jo i shëndetshëm dhe jo i rregullt,  konsumimi i alkoolit dhe i duhanit, ndikimet e dëmshme të rrethinës, ndikimi i stresit etj.

FLP e ka vërejtur rolin shumë të rëndësishëm të bakterieve të dobishme.

Ky produkt është paraparë për përmirësimin e shëndetit të sistemit tretës.

Më e mira tek Forever Active Probiotic është efekti sinergjik në kombinim me Aloe Verën.

Kombinimi i këtyre dy produkteve i kontribuon gjendjes së mirë të sistemit tretës, e rritë funksionin imunologjik dhe përmirëson absorbimin e materieve ushqyese.

Tabletat Forever Active Probiotic përmbajnë 6  lloje të bakterieve të cilat janë të rëndësishme për punën normale të zorrëve.

Këto bakterie janë: Lactobacillus acidophilus, Bifidobacterium longum, Bifidobacterium lactis, Lactobacillus rhamnosus, Lactobacillus bulgarics, Lactobacillus pllantarum.

Tabletat janë të prodhuara me një teknologji të patentuar e cila e mundëson aktivizimin e bakterieve vetëm pasi që tabletat të arrijnë në zorrën e hollë dhe të trashë.

Ky është produkti i vetëm në tregun botëror i cili përmban 6 lloje të bakterieve të nevojshme për procesin e tretjes e të cilat nuk ka nevojë të ruhen në frigorifer.

Përdorimi: Tek të gjitha çrregullimet e florës së zorrëve si dhe për regjenerimin dhe forcimin e traktit tretës.

Dozimi: 1 – 2 tableta në ditë, të gëlltiten me ujë në lukth të thatë ose dy orë pas marrjes së ushqimit.

Aplikimi: Tek tretja jo e mirë, alergjia, inflamacionet infektive të zorrëve, koliti ulqeroz, tek imuniteti i dobët, ekcemet dhe sëmundjet tjera të lëkurës, barkqitja, infeksionet kërpudhore të zorrëve, sëmundja e Crohn-it

Aloe vera Gelly – krema e gjelbër

31R-7Z0BjfLShifra e artikullit: 061,  sasia: 118 ml

Përbëhet nga 100 % xheli i stabilizuar dhe vitamina E. Në veçanti është efikase për lëkurën e irrituar dhe problematike.

Xheli ndikon si qetësues, ndërsa algat të cilat gjithashtu hyjnë në përbërjen e këtij produkti bëjnë që lëkura të bëhet e lëmueshme. Nuk duhet të përdoret tek plagët e hapura.

Aloe vera Gelly është variant më i trashë i xhelit Aloe Vera.

Për shkak të përbërjes së vet, absorbohet lehtë në lëkurë dhe në këtë mënyrë e përshpejton procesin e rigjenerimit të lëkurës.

Aplikimi: tek djegiet, psoriaza, gërvishtjet dhe hematomet, hemoroidet, dermatomukoza, pickimet e insekteve, dhembjet e dhëmbëve dhe të mishit të dhëmbëve, infeksionet e veshit, dekubitusi dhe nekrozat, flluskat, kruarjet, puçrrat në fytyrë, inflamacionet e shkaktuara nga pelenat, plagët e hapura tek diabeti, thimthet virusale…

Eliminon shpejt dhembjet, inflamacionet dhe të ënjturat.

Shkatërron mikroorganizmat dhe përshpejton shërimin e indit të dëmtuar.

Përdorimi: Në lëkurën e pastruar paraprakisht aplikoni sasinë e nevojshme dhe përsëritni këtë proces shumë herë mbrenda ditës.

Bëni masazh në mënyrë që të përthithet më shumë nga lëkura. Para zhelesë aplikoni Activator-in ose First-in.

Forever B12 Plus – Vitamina B12 dhe acidi folik

188_large_ver2Shifra e artikullit: 188,  sasia: 60 tableta

Deri tani vitamina B12 ka mundur të përdoret vetëm në formë të ampulave, mirëpo kompania Forever Living Products edhe njëherë na ka befasuar duke e patentuar vitaminën B12 në formë të tabletave.

Vitamina B12 dhe acidi folik marrin pjesë në mënyrë komplekse në proceset metabolike në organizëm.

B12 është njëri ndër vitaminat më të domosdoshme për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut, për procesin e sintezës së proteinave dhe të karbohidrateve si dhe për metabolizmin e qelizave yndyrore.

Përdorimi: Doza e rekomanduar për persona të rritur është 2×1 tableta në ditë.

Aloe First

aloe-first-40-500x500Shifra e artikullit: 040,  sasia: 473 ml

Aloe First është emulzion i lëngshëm i cili përmban 78% të Aloe Verës, ekstraktin e 11 bimëve mjekuese si dhe propolisin e alantoinën.

First është ndihmë e parë tek ndezja e fytit, djegiet, djegiet nga rrezet e diellit dhe nga rrezatimet radiologjike, ndalimi i gjakderdhjeve, tek dhembjet në muskuj, ngërçet e muskujve, ndrydhjet dhe përdredhjet, paradentoza, sëmundjet e lëkurës, alergjitë, ndezja e zgavrës së gojës, gjakderdhja nga mishi i dhëmbëve, ndezjet e veshit, zbokthi, seborea…

Aplikimi: Spërkateni lëkurën/mukozën e dëmtuar apo të lënduar shumë herë brenda ditës. Spërkateni në hundë në rast të ndezjes së sinusëve, ndërsa në gojë tek ndezja e fytit e në vesh tek ndezja e veshit

Nëse jeni alergjik në propolis, së pari testoni First-in në gjoks dhe nëse nuk lajmërohet reaksioni alergjik mund të vazhdoni me përdorim. Mos e spërkatni në sy!

I rekomandohet çdo amvisërie si ndihmë e parë në shtëpi!

Blossom Herbal Tea

200_largeShifra e artikullit: 200,  sasia: 25 qeska

Çaji nga lulja e Aloes dhe bimët mjekuese është pa kofeinë dhe pa teinë dhe si i tillë i përshtatet çdo forme të jetesës së shëndetshme dhe natyrore.

Përbërja dhe shija e stërholluar e këtij çaji rrjedhë nga kanella kineze, karafili nga Madagaskari, arrëmyshku nga Xhamajka, xhenxhefili kinez, kamomila, kardamoni, senna, anisi, fletët e mjedrës, lëvorja e portokallit.

Përdorimi: çaji i zbutë dhembjet dhe ngërçet, zvogëlon ndezjet, zvogëlon vështirësitë në zorrë, përmirëson qarkullimin e gjakut, filtron gjakun (400% më shpejtë i eliminon helmet kur vepron së bashku me xhelin Aloe Vera), është diuretik i shkëlqyeshëm, përmirëson tretjen, ndihmon tek pagjumësia, qetëson, lehtëson problemet me prostatën, zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak, zvogëlon dhembjet e muskujve, lehtëson ngërçet menstruale.…

Aplikimi: çaji i ngrohtë e relakson organizmin dhe u ndihmon njerëzve të cilët vuajnë nga pagjumësia. Si çaj i ftoftë është shumë freskues.

Rekomandohet të pihen dy litra çaj në ditë. Një bustinë (qeskë) mjafton për dy litra çaj, ndërsa tek temperatura e rritur dhe grumbullimi i lëngjeve në organizëm përzihet një bustinë me 2 dcl ujë të nxehtë.

 

Porositja individuale e produkteve!

Kompania Forever Living Products është kompani e shitjes me shumicë prandaj nuk mund të porositen produktet individualisht për shitjes online (atje ku ekziston web shitorja).

Nëse dëshironi të porositni produkt individual me pakicë, ju lutemi që ta shënoni emrin dhe email adresën tuaj në formën më poshtë që të mund të ua dërgojmë udhëzimet për blerje individuale!

Ju faleminderit për mirëkuptim – Aloe Vera Qendra (Partner i pavarur afarist i kompanisë Forever Living Products)

 

Emri:    

Emaili:

 

Ju pëlqeu artikulli: Aloe Vera produktet në Ginekologji?

Ndani artikullin me miq!

admin

admin

View all articles by me
I'm on social media

No Comments

No comments yet

You can be first to leave a comment

Write a comment

info_outline

Your data will be safe!

Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person.

Transporti falas

Për blerjet mbi €100

Mbështetja profesionale

Mbështetje e ekipit profesional

Fitimi shtesë

15-48% për rekomandimet e produkteve

Promocione

Zbritje promocionale

Shqip Shqip English English