Forever Nature Min – Mineralet nga thellësia e detit!

Forever Nature Min – Mineralet nga thellësia e detit!

Forever Nature Min, burim natyror i mineraleve për organizëm

Mineralet nga thellësitë e detit – materiet minerale nga deti dhe kelatet e lidhura në mënyrë sinergjike krijojnë mikro dhe makro elemente.

Makroelementet: kalciumi, fosfori, magnezi.

Mikroelementet: seleni dhe kromi.

Nature Min është preparat i jashtëzakonshëm me makro dhe mikroelemente nga thellësitë e detit të cilat organizmi i njeriut mund t’i absorboj drejtpërdrejt.

Ata nxirren nga thellësia e detit nga sedimentet e quajtura Montmorilonite.

Ky sediment është krijuar me shtresimin e organizmave të vogla dhe të bimëve, ndërsa përbërja e mineraleve është shumë e ngjajshme me atë në organizmin e njeriut.

Nature Min – mineralet nga thellësitë e detit sigurojnë makro dhe mikro elementet e nevojshme dhe eliminojnë me sukses pasojat e mungesës së tyre.

Aplikohet në rastet e osteoporozës tek njerëzit e moshuar, për shërimin më të shpejtë të eshtrave si pasojë e thyerjeve, për forcimin e thonjve, tek dhembjet e nyjeve, tek personat me predispozita për depresion, tek sëmundja e Kronit etj.

Mineralet Nature Min nuk përmbajnë sheqer, amidon dhe konzervanse.

Duhet të ruhen në vend të thatë dhe të ftoftë.

Komenti i mjekut: Dr. Milesne Bus Aniko – Mineralet (natriumi, kaliumi, kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, zinku, bakri, fluori, jodi, molibdeni, kromi, kobalti, seleni, vanadiumi, nikli, siliciumi) gjenden në tokë, shkëmbinjë, metale, ujë.

Janë njëlloj të rëndësishëm për jetë si edhe vitaminat!

Marrin pjesë në ndërtimin e organizmit si edhe në këmbimin e materieve, hyjnë në përbërjen e enzimeve dhe hormoneve të ndryshme, ndihmojnë mirëmbajtjen e tensionit osmotik në qeliza.

Parandalojnë krijimin e ambientit bazik dhe acidik dhe luajnë rol të rëndësishëm në mirëmbajtjen e tretësirave koloidale.

Transportojnë oksigjenin, bëjnë detoksikimin, e mundësojnë reaksionin në ngacmim dhe në këtë mënyrë kujdesen për gjendjen normale të qelizave dhe të indeve.

Këto elemente bashkohen në organizëm dhe veprojnë fuqishëm njëra në tjetrën.

Për funksionimin e rregullt nuk është e rëndësishme se a ka organizmi sasi të mjaftueshme të materieve të caktuara minerale, por a janë të pranishme në proporcione të duhura.

Mikroelementet janë ato elemente për të cilat nevojat tona ditore janë gjithsej disa miligram, shpeshherë edhe më pak, e megjithatë i ngadalësojnë apo i përshpejtojnë proceset jetësore dhe këmbimin e materieve.

Shkenca mendon se janë 14 mikroelemente të cilat duhet të merren rregullisht me ushqim.

Përpunimi industrial, ushqimi i njëtrajtshëm, ambalazhi kimikisht joneutral dhe ndikimi i stresit krijojnë debalancim të proporcioneve të mikroelementeve në organizëm.

Simptomet e mungesës së makroelementeve të caktuara në organizëm:

– Fosfori: mungesa e oreksit, plogështia, dhembja e eshtrave, dhembjet në nyje, sëmundjet nervore.

– Kalciumi: tek fëmijët shkakton rakitin, tek të rriturit zbutjen e eshtrave.

– Kaliumi: vjellja, fryrja e zorrëve, plogështia e muskujve, mungesa e oreksit, tensioni i ulët i gjakut, etja, pagjumësia.

– Magnezi: humbja e oreksit, plogështia, ngërçet dhe dridhjet e muskujve, ndjenja e ankthit, pagjumësia, rrahja e përshpejtuar dhe jo e njëtrajtshme e zemrës, vështirësitë paramenstruale.

– Natriumi dehidrimi, tensioni i ulët i gjakut, sëmundjet e zemrës, jashtëqitja dhe dehidrimi tek bebet.

– Hekuri: pagjakësia, kokëdhembja, në rastet më të rënda rënia e imunitetit.

– Zinku: zhvillimi i ngadalësuar fizik, shpirtëror dhe seksual, mbyllja e ngadalshme e plagëve.

– Jodi: gusha, këmbimi i ngadalësuar i materieve, pagjumësia, depresioni, lodhja, mbipesha, ndërsa tek fetuset dhe bebet vie deri tek prapambetja mentale.

– Kobalti: për shkak të mungesës së vitaminës B12 vie deri tek anemia e rrezikshme, plogështia e muskujve, problemet e zorrëve, sëmundjet nervore.

– Kromi: ndodhë rrallë, por shkakton plogështi, depresion, huti.

– Mangani: rritja e ngadalësuar, problemet në zhvillimin e eshtrave.

– Molibdeni: kariesi, çrregullimet e ritmit të zemrës.

– Bakri: ndodhë rrallë, pasoja është numri i vogël i rruazave të bardha të gjakut , barkqitja, ndryshimi i ngjyrës dhe i strukturës së flokut.

– Seleni: sëmundjet kardiovaskulare, kalcifikimi i enëve të gjakut.

Në mënyrë që shëndeti i juaj të jetë i përsosur dhe me qëllim të zgjidhjes së problemeve të cekura më lartë, Forever Living Product e ka bërë kombinimin më të mirë natyral të mineraleve të nevojshme për organizmin!

Për arritjen e rezultateve më të mira dhe më të shpejta e kemi menduar për ju pakon, i cili përmban dozën mujore prej 3 litre Forever Freedom në kombinim me mineralet Nature Min  

Osteoporoza i bolovi u zglobovimaNëse keni nevojë për këtë pako dhe vendosni ta blini përmes Aloe Vera Qendra do të realizoni zbritjen prej 15% në shumën totale!

Çmimi: 22.90 eur

Sasia: 180 copë

Ju pëlqeu artikulli: Forever Nature min mineralet?

Ndani me miqtë!

admin

admin

View all articles by me
I'm on social media

No Comments

No comments yet

You can be first to leave a comment

Write a comment

info_outline

Your data will be safe!

Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person.

Transporti falas

Për blerjet mbi €100

Mbështetja profesionale

Mbështetje e ekipit profesional

Fitimi shtesë

15-48% për rekomandimet e produkteve

Promocione

Zbritje promocionale

Shqip Shqip English English