Mendimet pozitive dhe teknikat të cilat mund t’ua ndryshojnë jetën

Mendimet pozitive dhe teknikat – rregulla e parë!

sadhappyfacesNëse i dëshironi gjërat të cilat kurrë nuk i keni pasur, duhet t’i bëni punët të cilat kurrë nuk i keni bërë…

Nuk mund të bëjmë gjithmonë punë të njëjta…, e të presim rezultate të ndryshme.

Nëse dëshirojmë ndryshime në jetën tonë, qoftë në planin afarist, shëndetësor, shpirtëror apo në atë sentimental, ne duhet të ndryshojmë diçka në jetën tonë.

Nëse dëshirojmë ndryshime qenësore, atëherë nuk ka vend për vetëmashtrim dhe vetëkënaqësi, sepse ndryshimet sipërfaqësore sjellin edhe rezultate sipërfaqësore.

Jeta mund të ndryshohet.

Krejt çka ju duhet për këtë ndryshim janë disa përbërës: plani, durimi dhe dëshira për të dalur nga zona e komforit.

Cili është çelësi i cili ju shpie deri tek suksesi?

Filloni me hapa të vegjël, sepse sukseset e vogla do t’u japin siguri të mjaftueshme që të vazhdoni me ndryshime.

Po si ta ndryshojmë këtë jetën tonë aktuale me një të cilën vërtetë duam ta jetojmë?

1. Zgjedhni ate që do ju lë përshtypje më të madhe

Analizoni jetën tuaj dhe reflektoni për çdo ndryshim të cilin do të dëshironit ta bëni.

Pastaj përpiloni listën e dëshirave edhe ate me renditjen nga ndryshimi më i dëshiruar deri tek ndryshimi më i padëshiruar.

Nisuni nga ndryshimi i parë kah ai i fundit; ndaluni tek ndryshimi të cilin mund ta realizoni në kohën sa më të shkurtër.

2. Përcaktoni cakun

Çka mund të arrini në 8-12 javë në lidhje me ndryshimin nga pika 1.

Mos e frenoni veten; ju mund të arrini shumë më tepër se ç’mendoni.

Shënoni në letër saktësisht se çka dëshironi të arrini, psh. deri në vitin e ri do t’i rris të ardhurat e mia për 100 euro në muaj me punë shtesë që do ta bëjë.

3. Mendoni për pengesat e mundshme

Deri tani diçka ju ka penguar, ju ka ndalur për të mos bërë ndryshime…prandaj, zbuloni se çka është ajo që ju ka penguar apo ndalur.

Ndoshta padituria…ta zëmë, nuk e keni ditur se si ta bëni atë që e dëshironi?

Aftësia rrallëherë është problemi. Sipas të gjitha gjasave, ajo që ju do të zbuloni në këtë fazë të analizës është se frika përkatësisht mosbesimi në aftësitë personale janë shkaktarët të cilët ju kanë frenuar në ndërmarrjen e aksionit.

4. Ballafaqohuni me zbulimin nga pika 3

Ajo që ju ka frenuar deri më tani, nuk do të zhduket vetvetiu.

Prandaj, duhet ta përpiloni planin se si ta eliminoni këtë sfidë.

Disa metoda si p.sh. meditimi mund të ju ndihmojnë në mposhtjen e këtyre sfidave.

Reflektoni për rrugën të cilën do të duhej ta kaloni deri tek arritje e cakut.

Në këtë reflektim, nëse e vëreni se nuk jeni ende i eksituar dhe nuk ndjeni energji të rritur pozitive…ende nuk jeni gati, përkatqsisht ende keni punë.

Kjo është përgjigje e ndërdijes tuaj, prandaj mos e injoroni, por bëni çmos që ta shfrytëzoni sa më mirë.

Sepse…ajo është dhuratë.

5. Rivlerësoni për çdo ditë caqet tuaja

Me sforcimin e vazhdueshëm të caqeve, ato do të bëhen prioritet.

Paramendoni veten se si jeni duke i realizuar caqet tuaja.

Sa më i vështirë që është caku, aq më tepër duhet ta sforconi atë.

6. Bëni planin e aksionit

Bileta e juaj drejt cakut përfundimtar mund të jetë plani bazik i ndarë në një vistër të hapave të vegjël të cilët duhet të realizohen.

Caqet e mëdha zakonisht kërkojnë realizim të shumë hapave të vegjël aksional, të cilët janë të realizueshëm nëse ndjeket plani hap pas hapi.

Pra, bëjeni planin dhe ndjekeni atë.

7. Verifikoni përparimin tuaj

Është shumë me rëndësi të keni informacion se a jeni duke përparuar dhe si jeni duke përparuar. Ta zëmë, nëse qëllimi i juaj është kursimi i parave, sa keni kursyer deri më tani?

Sa kohë ju ka mbetur deri tek afati të cilin ia keni përcaktuar vetes?

A jeni duke u vonuar apo jeni duke i realizuar objektivat para afateve të planifikuara?

Në çdo moment duhet ta dini se në cilën fazë të realizimit të cakut gjendeni.

8. Mos u ndalni asnjëherë

Vetëm nëse ndaloni mund të dështoni.

Të ndryshuarit e jetës është punë fisnike dhe njëra ndër gjërat më të rëndësishme të cilat mund t’i bëni për veten tuaj.

Por, keni durim – nuk do të mund t’i ndërroni të gjitha brenda natës.

Filloni me tejkalimin e disa sfidave më të lehta.

Siguria të cilën do ta fitoni me zgjidhjen e sfidave të lehta do të ju inkurajojë për zgjidhjen e caqeve më të largëta të cilat do t’ia parashtroni vetes.

Ekzistojnë disa vështirësi kur bëhet fjalë për realizimin e dëshirave, mirëpo, nëse dëshira e juaj është e flaktë dhe vullneti është i fortë, ju do t’i tejkaloni ato.

Jeta është tepër e shkurtër që të mos jetohet me plotë mushkëritë. Për këtë arsye, lexoni në vazhdim disa mendime pozitive të cilat do të mund të ju ndihmojnë që t’i realizoni ëndrrat tuaja.

Mendime dhe thënie pozitive

  • Ai i cili nuk gaboi asnjëherë, asnjëherë nuk provoi të krijoj diçka të re.  Albert Einstein
  • Njeriu pa imagjinatë është njeri pa krahë. Muhammad Ali
  • Gjithmonë është koha e duhur për gjërat e drejta. Martin Luther King
  • Puna e vazhdueshme e jo fuqia apo inteligjenca, është çelës për hapjen e mundësive tona. Winston Churchill
  • Bëhu ndryshimi të cilin ke dëshirë me e pa në botë. Mahatma Gandhi
  • Vetëm me zemër shihet mirë. Gjërat e rëndësishme janë të padukshme për sy. Antoinea de Saint-Exupery
  • Edhe ora e prishur dy herë në ditë e tregon kohën e saktë. Autor i panjohur
  • Kënaqu me gjëra të vogla…janë shumë. Autor i panjohur
  • Burimi i lumturisë sonë qëndron në vetitë subjektive: karakteri fisnik, shpirti ndërmarrës, temperamenti i gëzueshëm, mendja e kthjellët dhe trupi i shëndoshë. Arthur Schopenhauer
  • Nuk ka Diell pa dritë, e as njeri pa dashuri. Johann Wolfgang Von Goethe
  • I pasur nuk është ai që ka shumë, por ai i cili jep shumë. Erich Fromm
  • Ajo që na lumturon më drejtpërdrejti është kthjelltësia e mendjes . Kjo veti është vetvetiu dhuratë.  Prandaj kthjelltësinë e mendjes do të duhej vendosur para të gjitha synimeve tjera!  Arthur Schopenhauer
  • Synimi më i rëndësishëm i njeriut është aspirata për moralitet në veprime. Balansi ynë i brendshëm e bile edhe ekzistenca jonë varet nga kjo. Vetëm moraliteti në veprimet tona mund t’i jep bukuri dhe dinjitet jetës sonë. Albert Einstein
  • Gjëja më e rëndësishme në botë nuk është se ku jemi, por në cilin drejtim jemi duke shkuar.     O. W. Holmes
  • I lumtur është ai njeri i cili arrin të jetojë në kohën e tashme. Paulo Coelho
  • Që të kryej vepra të mëdha, njeriu duhet të jetojë sikur mos t’i duhet të vdes kurrë. Disraeli
  • Asnjë person nuk i meriton lotët e tu, e ai i cili i meriton, nuk do të bëjë asnjëherë të qash. Gabriel Garciá Márquez
  • Nëse gjendeni në gropë, gjëja e parë që duhet ta bëni është të ndaloni së gropuari, Will Rogers
  • Ekzistojnë gjithmonë zgjidhje të cilat krijojnë gjendje më të mira se ato ekzistuese.
  • Nëse e keni shefin të paaftë – ose ju bëhuni shef, ose filloni të punoni për të.
  • Çdo ngjarje është rast potencial për arritje.
  • Çdo ngjarje është rast për mësime të reja.
  • Për gjërat e duhura, gjithmonë ka kohë.
  • Hudheni orën dhe blejeni kompasin. Çfarë vlere ka koha, nëse jeni duke shkuar në drejtim të gabuar.?
  • Çdo person mund të ketë kohë të pakufizuar brenda ditës nëse kohën e vet e investon në gjetjen e mënyrave se si të punojnë të tjerët për te.
  • Mos e kopjoni makushin në biznes. Mos e fusni kokën në rërë, por ngriheni lartë që t’i shihni mundësitë e shumta.
  • Improvizimi është frika nga aktivitetet e nevojshme të cilat pashmangshëm do të ju sjellin tek suksesi.

Mendime dhe thënie pozitive – proverba

Proverb nga Afganistani

“Dy gjëra duhet t’i ketë njeriu për të pasur sukses në jetë. E para është fati, apo ai momenti kur njeriut i ofrohet rasti i përshtatshëm. E dyta është mendja; e cila ia mundëson njeriut që ta shfrytëzoj rastin e përshtatshëm.”

Proverb nga Italia
“Kujtimi për vuajtjen e dyfishon lumturinë.”

Proverb Japonez
“Fati ndihmon ndonjëherë – puna gjithmonë.”

Proverb Kinez
“Njeriu është aq i lumtur sa është i aftë t’i bëjë të tjerët të lumtur.”
“Fati i madh vjen nga qielli; fati i vogël vjen nga njeriu.”

Mendime dhe thënie pozitive – proverba latine

“Fatkeqësia zakonisht e shpërfaq karakterin, ndërsa fati e fshehë atë.”
“Lumturia vdes më shpejt se që krijohet.”
“Çdokush është farkëtar i fatit të vet.”
“Lumturia i ekspozohet gjithmonë telasheve (fatit të keq).”
“Lumturia shumëkujt i jep tepër, por askujt mjaftë.”
“Lumturinë më shpejt e gjen se që e mbanë.”
“I lumtur është ai i cili vetvetes i duket i lumtur, e jo të tjerëve.”
“I lumtur është ai të cilin rreziqet e të tjerëve e bëjnë më të kujdesshëm.”
“Njeriut të lumtur askush asgjë s’mund t’i bëjë.”
“Lumturi të vërtetë ka ai i cili e di se ka mjaft.”

 

Mendime dhe thënie pozitive – proverba gjermane

“Kush ka fat, nuk i duhet mendja; kush ka mendje, ka nevojë për fat.”
“Kush dëshiron ta rrëmbej lumturinë duhet të duket si i marrë e të veproj si njeri i urtë.”
“Lumturia dhe ylberi nuk shihen asnjëherë në shtëpinë vetanake, por vetëm në shtëpitë e të tjerëve.”

Mendime dhe thënie pozitive – proverba persiane

“Ai që asnjëherë nuk ka dashur, asnjëherë nuk ka qenë i lumtur.”

Ju pëlqeu aetikulli?

Ndane me miq!

admin

admin

View all articles by me
I'm on social media

No Comments

No comments yet

You can be first to leave a comment

Write a comment

info_outline

Your data will be safe!

Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person.

Transporti falas

Për blerjet mbi €100

Mbështetja profesionale

Mbështetje e ekipit profesional

Fitimi shtesë

15-48% për rekomandimet e produkteve

Promocione

Zbritje promocionale

Shqip Shqip English English