Rrezikimi – Vetëm njeriu i cili RREZIKON është njeri i LIRË!

Çka na sjellë rrezikimi?

RrezikimiRrezikimi – Jeni duke punuar tashmë një kohë të gjatë; çdo gjë është stabile dhe ju shkon mirë, mirëpo, diçka në ju “zihet” dhe përfundimisht vendosni të filloni realizimin e ëndrrës së kahmotshme?  

Gjithmonë keni pasur dëshirë që të provoni diçka të re? 

Rrethina e juaj nuk ju mbështetë; janë kundër që ju ta braktisni sigurinë dhe t’i ekspozoheni rrezikut?

Koha kalon e juve çdo ditë e më shumë ju kaplon frika?  

Është vështirë të dihet se cilin çmim e paguajmë në afat të gjatë.

A jeni të gatshëm të hiqni dorë nga një bonbon i sigurt sot, për shkak të një bonbonjere (por jo të sigurt) të së ardhmes?

Vërtetë në jetë është e domosdoshme të ndërmirret diçka, në mënyrë që të arrihet diçka e jashtëzakonshme, sado që gjithmonë i frikësohemi atij hapi të parë.

Kur flasim për rrezikimin, nënkuptohet që gjithmonë e hedhim “zarin” në lojën e bixhozit.

Rrezikimin mund ta shikojmë si në këndvështrimin pozitiv, duke i vërejtur të mirat e fitimit potencial, por mund të fokusohemi edhe tek rezultate negative të tij.

Në këtë rrafsh, humbjet potenciale mund të na duken më të mëdha se fitimet eventuale, e nëse veç kësaj kemi edhe prirje t’i shohim gjërat nga këndi negativ, do t’i stërmadhojmë pasojat e rezultateve eventuale negative apo do të dyshojmë në vetvete dhe do t’i nënçmojmë aftësitë tona personale.

Për fat të keq, të afërmit tanë, shpeshherë me qëllim të mirë (që të na mbrojnë nga pasojat e mundshme negative), fokusohen pothuaj ekskluzivisht në anët e këqija duke mos menduar fare edhe për përfitimet e mundshme.

Pse të rrezikohet?

Kur flitet për anët e mira të rrezikimit, bëhet fjalë për hapjen ndaj sfidave dhe mundësive të reja.

Për mundësinë e mësimit të shkathtësive të reja dhe të nxënies së diturive të reja.

Rrezikimi do të ju fuqizoj që t’i përcaktoni pikat e reja të kufizimeve të mendimeve tuaja.

Kur rrezikoni, ju mund t’i çrrënjosni mendimet e tilla, mund të përcaktoni kufij të ri, mund ta përmirësoni këndvështrimin ndaj jetës si dhe mund ta përmirësoni aftësinë e arritjes së niveleve më të larta.

Rrezikimi ju ndihmon gjithashtu që të bëheni më kreativ.

Do të ju shfaqen talentet tuaja të lindura për zgjidhje të problemeve, do të bëheni më të hapur ndaj ideve të reja dhe do të ju rritet dëshira për të provuar diçka të re.

Ta dini se…asnjë ngjarje jetësore nuk mund të planifikohet deri në fund.

Asnjëherë nuk do të mund ta dini se a do ta arrini suksesin, nëse nuk shkelni në një zonë të re.

Por, kur jepni çdo gjë nga vetja për ta realizuar një qëllim, atëherë edhe gjasat e realizimit të tij do të jenë më të mëdha. Rreziqet e kalkuluara ndërmirren me reflektim të kujdesshëm, mirëpo vet fakti që keni vendosur të rrezikoni, ju inkurajon që ate që e dëshironi edhe ta realizoni.

Nisuni…, dhe mos shikoni prapa. Sepse, kur të mësoheni njëherë me rrezikimin, ju do të liroheni nga mënyra e zakonshme e të menduarit dhe e të jetuarit.

Në vend të përpjekjeve të mëhershme për të qëndruar në teren të sigurt, do të ju përshkojnë ndjenjat e një fuqie dhe vetëbesimi të shtuar, aq të nevojshme për mirëpritjen e rasteve të reja në karrierën dhe biznesit tuaj.

Rrezikimi ua ngritë vetëbesimin dhe vetërespektimin, duke ju bërë të ndjeheni më të fuqishëm në ndërmarrjen e aventurave të reja.

E kur jeni të hapur për sfida të reja, ju pozicionoheni shumë më qartë ndaj krijimit të profitit se sa po të mbeteni në pozitën e njëjtë.

Cila është mënyra e mposhtjes së tendencës për të luajtur “në të sigurt” dhe mënyra e njohjes së rreziqeve për të cilat ia vlen të angazhoheni?

Çka duhet të bëni?

Gjeni kohë për reflektim…, rehatohuni dhe pyesni veten:

SA dhe në cilën mënyrë do të më kushtojë një vit i pasivitetit?

Si ndikon gjendja e tanishme në jetën time?

Çka kam lëshuar e çka nuk kam bërë për shkak të kësaj situate?

Si po ndihem në situatën e tanishme?

A është kjo energji e mirë apo e keqe?

Sa më janë plotësuar nevojat dhe dëshirat?

Sa e çmoj në fakt veten time?

Në cilën fushë të jetës frika nga dështimi më bënë që ta mbivlerësoj rrezikun, që ta nënvlerësoj veten dhe që ta parandaloj rrezikimin, i cili në fakt do të më ndihmonte që të përparoj?

Çka do të bëja po të mos frikësohesha?

Cilat janë dëshirat e mia në periudhën afatshkurtër dhe afatgjatë?

Çfarë stili të jetesës dëshiroj të kem tani çfarë në të ardhmen?

Çka do të fitoja nëse e bëjë ndryshimin?

Paramendoni se jeni në udhëkryq të dy rrugëve.

Reflektoni për çdonjërën nga rrugët, për çdonjërin nga vendimet.

Së pari paramendoni se keni vendosur që edhe më tutje të mbeteni në situatën e njëjtë…paramendoni se kanë kaluar gjashtë muaj…, se ka kaluar një vit…, dhe ju edhe më tutje po e bartni peshën e njëjtë mbi supe.

Si po ndjeheni?

Paramendone veten pesë…apo edhe dhjetë vite më vonë.

A e shihni veten më të lumtur e plotë energji, apo më fatkeq e më të rraskapitur?

Poashtu, paramendoni edhe kalimin nëpër rrugën e dytë, sikur të keni vendosur tashmë për ndryshim.

Kuptojeni që secili nga këto dy vendime i japin formë jetës tuaj.

Se a do të jeni më i lumtur apo më fatkeq. me më shumë energji apo më i rraskapitur?

Shënoni në letër përgjigjet e para të cilat u vijnë në mendje.

Ato përgjigje do të ju shpiejnë  drejt të ardhmes më të ndritur të cilën mund ta krijoni vetëm nëse ndërmerrni hapa më të vendosur dhe më të guximshëm.

 REFLEKTONI!

  • Të qeshim është rrezik, mund të na llogarisin të çmendur…
  • Të qajmë është rrezik, mund të na llogarisin shumë sentimental…
  • Të luftojmë është rrezik, mund të përfundojmë si humbës…
  • Të kërkojmë ndihmë është rrezik, mund ta ekspozojmë “un-in” tonë të vërtetë…
  • Të mësojmë është rrezik; mund të dukemi se jemi “të dobët”…
  • Ti tregojmë ëndrrat dhe idetë tona është rrezik; mund t’i humbim ato…
  • Të dashurojmë është rrezik, mund të mos na kthehet dashuria…
  • Të jemi të sinqertë është rrezik, mund të përfundojmë të refuzuar…
  • Të jemi vetvetja është rrezik; mund të përfundojmë të braktisur…
  • Të jetojmë është rrezik; mund të vdesim…
  • Të shpresojmë është rrezik; mund ta humbim shpresën…
  • Të provojmë është rrezik, mund të dështojmë…


E pra, duhet patjetër të rrezikojmë, sepse rreziku më i madh në jetë është të mos rrezikojmë. 

Njeriu i cili nuk rrezikon…nuk bënë asgjë, nuk ka asgjë dhe nuk është asgjë.

Pa rrezikim, nuk mund të mësohet, të ndjehet, të ndryshohet, të rritet, të dashurohet…të jetohet.

 

VETËM NJERIU I CILI RREZIKON ËSHTË NJERI I LIRË!

Ju pëlqeu artikulli: Çka na sjellë rrezikimi?

Shpërndajeni me miq nëse ju pëlqeu!

admin

admin

View all articles by me
I'm on social media

No Comments

No comments yet

You can be first to leave a comment

Write a comment

info_outline

Your data will be safe!

Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person.

Transporti falas

Për blerjet mbi €100

Mbështetja profesionale

Mbështetje e ekipit profesional

Fitimi shtesë

15-48% për rekomandimet e produkteve

Promocione

Zbritje promocionale

Shqip Shqip English English