Si të arrijmë sukses në jetë dhe pse vetëm 5% e njerëzve e arrijnë këtë?

Si të bëhemi të suksesshëm në jetë?

Si të arrijmë sukses në jetë – A e dini se sa nga 100 njerëz të ri, ambicioz, të cilët karrierën e tyre e fillojnë në moshën 25 vjeçare do të bëhen të suksesshëm deri në moshën 65 vjeçare?

Vetëm 5!

E pse është kështu? Pse përqindja e atyre të cilët nuk e arrijnë suksesin është aq e lartë?

Çka ndodhë me atë optimizmin rinor, fluturzat në stomak dhe zërin e brendshëm i cili u përshpëriste se një ditë  do të bëhen të suksesshëm dhe do ta jetojnë jetën e ëndrrave të tyre?

Në çka janë transformuar ato ëndrra, ato shpresa, ato plane dhe si vie deri tek hendeku aq i madh në mes të asaj që ata njerëz të rinj kanë dëshiruar dhe të asaj që në fakt e kanë realizuar?

Kur doktorit Schweitzer, fituesit të çmimit Nobel gazetarët ia parashtruan pyetjen:

Doktor, çka nuk është në rregull me njeriun e sotëm?

” Doktori i madh u mendua për momentin e pastaj tha: “Njerëzit thjeshtë nuk mendojnë”.

Jetojmë në kohë të arta, kjo është epokë për të cilën njerëzimi shpresoi, ëndërroi dhe me mija vite punoi vyeshëm në atë drejtim.

Së paku sipas historisë së shkruar, jetojmë në epokën më të pasur dhe të begatshme në historinë e planetit Tokë (pa dashur të futemi këtu në teoritë e Atlantidës dhe epokës së Vedas).

Kjo është kohë e mundësive të pasura për çdonjërin nga ne.

Mirëpo, nëse i marrim 100 njerëz të ri të cilët nën kushte të njëjta do ta fillojnë karrierën e tyre në moshën 25 vjeçare, a mund të paramendoni se çka do të ndodhë me ta kur ta arrijnë moshën 65-vjeçare?

Të 100-tët besojnë se do të jenë të suksesshëm.

Ata kanë dëshirë shumë të madhe për jetën, pritje të mëdha, ambicie, shkëlqim dhe vetëbesim në sytë e tyre, qëndrim të drejtë dhe besim se do t’ia dalin të bëhen të suksesshëm.

Jeta nga perspektiva e tyre duket si një aventurë shumë e bukur dhe eksituese.

Por, kur të arrijnë në moshën 65-vjeçare, vetëm 1 nga ta do të jetë i pasur, 4 do të jenë financiarisht të pavarur, 5 do të punojnë ende ndërsa 54 do të jenë pa asnjë metelik.

Do të jenë të varur nga të tjerët për nevojat e tyre themelore.

Vetëm 5 nga 100 do të jenë të suksesshëm.

Pse aq shumë nga ta nuk ia dalin? Çka ndodhë me ekzaltimin, besimin dhe ambicien të cilën e kishin në moshën 25 vjeçare?

Në çka shndërrohen ëndrrat, shpresat dhe planet e tyre?

Nga vjen ai dallim aq i madh në mes të asaj që kanë dëshiruar dhe asaj që kanë realizuar?

Definicioni i suksesit dhe ligji i tërheqjes.

Ç’është suksesi?

uspjeh

Suksesi

Definicioni më i mirë i suksesit i cili mund të gjendet është se suksesi është realizimi progresiv i idealit të vlefshëm.

Suksesi është mësuesi i  shkollës i cili i mëson fëmijët. Sepse atë ai apo ajo dëshiron të bëjë.

Suksesi është ndërmarrësi i cili e ka startuar ndërmarrjen e vet, sepse kjo ishte ëndrra e tij apo e saj. Sepse këtë e kanë dëshiruar gjithmonë.

Suksesi është ligjëruesi i cili dëshiron të bëhet ligjëruesi më i mirë në kompaninë në të cilën punon dhe i cili në mënyrë të qartë e përcakton veten në drejtim të këtij qëllimi.

Sukses është cilido që ia arrin të realizoj një ideal të vlefshëm, paraprakisht të përcaktuar, sepse kjo është ajo që ka dëshiruar ta realizoj dhe të bëhet.

Mirëpo, vetëm një nga 20 ia arrin. Të gjithë të tjerat kurrë nuk ia dalin.

Rollo May, psikiatër i dalluar, e ka shkruar librin shumë të bukur me titullin “Kërkimi i njeriut për veten e vet” në të cilën në mes tjerash thotë:

“E kundërta e guximit nuk është frika.

E kundërta e guximit është rehatia.”

Ky është shkaku pse aq shumë nga ta nuk e realizojnë atë që e dëshirojnë.

Rehatia!

Njerëzit sillen si shumica e të tjerëve në rrethinën e tyre duke mos e ditur se pse veprojnë ashtu dhe se në cilin drejtim janë duke shkuar.

Deri në moshën 7 vjeçare mësojmë të lexojmë, deri në të 30-tat mësojmë si të fitojmë për jetesë e shpeshherë deri në ato vite edhe mbajmë familjet tona.

E megjithatë, kur i mbushim 65, ne ende nuk kemi mësuar si të jemi financiarisht të pavarur në epokën e mundësive enorme, epokën më të begatshme që nga krijimi i planetit tonë.

Pse?
Sepse për momentin ndjehemi të rehatshëm. Për arsye se më parë do të zgjedhim ta jetojmë jetën ashtu siç e jetojmë se sa të jemi të gatshëm të ndryshojmë diçka.

Paramendoni këtë! Mund të ndryshojë e tërë bota, teknologjia, rrethina jonë, sistemi politik dhe çdo gjë në këtë botë mund të ndryshojë.

Njeriu do t’i pranojë dhe do t’i përshëndes të gjitha, sepse personalisht nuk ndikon tek ai dhe nuk ia prishë atë zonën e komforit apo të rehatisë.

Kjo është ajo zona në të cilën ai ndjehet rehatshëm.

Gjithnjë derisa kjo zonë e rehatisë nuk cenohet ai do t’i pranojë të gjitha këto ndryshime. Mirëpo, provoni t’i ndryshoni sjelljet e dikujt dhe do ta shihni se në çfarë rezistence do të hasni.

Njeriu do t’i pranojë ndryshimet e rrethinës së tij, por shumë vështirë do të pranojë ta ndryshojë vetveten.

Si të arrihet suksesi në jetë?

A jeni pyetur ndonjëherë si është e mundur që shumica e njerëzve të cilët punojnë me mund e me nderë asnjëherë nuk arrijnë diçka konkrete në jetë?

Ndërsa të tjerët, të cilët nuk mbyten në punë ndërtojnë kulla dhe qytete dhe kënaqen maksimalisht me të mirat e jetës?

Duket sikur këta të dytit kanë shumë fat në jetë.

Sikur kanë lindur nën yllin e lumturisë?

Shpeshherë i dëgjoni komentet e tipit “atyre të gjitha u shkojnë për dore” ose “ata çfarëdo që prekin u shndërrohet në flori”.

A e keni vërejtur që personi i cili është i suksesshëm me kalimin e kohës bëhet edhe më i suksesshëm.

Në anën tjetër, a e keni vërejtur që personi të cilit asgjë nuk i shkon për dore, vazhdon të mbetet i pasuksesshëm dhe i palumtur dhe kurrë nuk do të arrij të bëhet i suksesshëm.

Dallimi në mes të këtyre dy personave është tek QËLLIMET.

Njerëzit të cilët kanë QËLLIM gjithmonë kanë sukses sepse e dinë saktësisht se në ç’drejtim janë nisur.

Ky është dallimi i vetëm!  Vërtetë është kaq e thjeshtë.

Nga ana tjetër, të pasuksesshmit apo humbësit e përhershëm besojnë që jeta e tyre është e kushtëzuar me ndërthurjen e rrethanave të ndryshme eksterne që i rrethojnë dhe që u ndodhin për çdo ditë.

Paramendoni imazhin e anijes e cila i ka koordinatat e vizatuara në mënyrë precize si edhe cakun se ku do të shkojë.

Kapiteni dhe ekuipazhi i anijes e dinë saktësisht se ku shkon anija dhe kur do të arrijë atje kah është nisur, për arsye se e kanë cakun saktësisht të definuar dhe në 9999 raste nga 10000 anija do të arrijë atje ku është nisur.

Tani paramendoni anijen tjetër, plotësisht të njëjtë sikurse e para, por pa kapiten dhe pa ekuipazh.

Mos ia përcaktoni drejtimin dhe cakun, vetëm ia ndizni motorët dhe zhyteni në det.

Edhe nëse ajo anije ia del të largohet nga limani, herët a vonë do të fundoset dhe do të përfundoj si skrap në ndonjë plazh të braktisur.

Kjo anije është paraprakisht e dënuar të shkatërrohet sepse as nuk ka cak e as nuk ka kush ta drejtojë deri tek ai cak.

A mendoni se dallohemi me diçka nga këto dy anije?

Tema: Si të arrijmë sukses në jetë?

Ju pëlqeu artikulli Si të arrijmë sukses në jetë?

Ua shpërndani miqve!

admin

admin

View all articles by me
I'm on social media

No Comments

No comments yet

You can be first to leave a comment

Write a comment

info_outline

Your data will be safe!

Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person.

Transporti falas

Për blerjet mbi €100

Mbështetja profesionale

Mbështetje e ekipit profesional

Fitimi shtesë

15-48% për rekomandimet e produkteve

Promocione

Zbritje promocionale

Shqip Shqip English English